Konsulencë dhe Planifikim

Eksperiencë e duhur

Ndërtim & Operim

Suport aktiv 24/7

Fizibilitet & Financim

Shërbim profesional


SISTEMET STANDARDE FOTOVOLTAIKE

Sistemet fotovoltaike janë sisteme energjetike që konvertojnë dritën e diellit në energji elektrike duke shfrytëzuar parimin e foto-efektit të dritës.

SISTEMET AGRI FOTOVOLTAIKE

Agri-PV është një teknologji e re për impiantet fotovoltaike në fusha të hapura ,të cilat mundësojnë që sistemet PV dhe bujqësia të zhvillohen në të njëjtën hapësirë.

KARIKUES ELEKTRIK

Zgjidhje nga një njësi e vetme deri në zgjidhje për grupe paisjesh së bashku

BATERITE

Ruajtja e energjisë me bateri është teknologji e domosdoshme për integrimin në rrjet të burimeve të rinovueshme dhe dekarbonizimin, si dhe për sigurimin e energjisë së pandërprë.

Energjia e erës

Era përdoret për të prodhuar energji duke shndërruar energjinë kinetike të ajrit në lëvizje në energji elektrike. Në turbinat moderne me erë, era rrotullon fletët e rotorit, të cilat shndërrojnë energjinë kinetike në energji rrotulluese. Aksi rrotullohet për shkak të energjisë rrotulluese dhe transferon këtë energji te gjeneratori I cili e konverton në energji elektrike

•Ekspertizë mbi zonat e erës dhe modelet e fizibilitetit

style switcher

Home Zgjidhje me hidrogjen

Zhvillimi në fushën e energjisë është përdorimi i hidrogjenit për ruajtjen e energjisë, veçanërisht në ruajtjen e energjisë nga sistemet fotovoltaike. Sistemet e ruajtjes së energjisë së hidrogjenit janë tani të disponueshme si për përdorim shtëpiak ashtu edhe për instalime më të mëdha komerciale.

Bateritë konvencionale janë më të mirat për ruajtje afatshkurtër. Ata e ruajnë energjinë shpejt dhe e çlirojnë atë me efikasitet kur nevojitet.

Megjithatë, ato nuk janë të përshtatshme për ruajtje afatgjatë, pasi kapaciteti i kërkuar do të ishte shumë i shtrenjtë ,baterite me perberje litiumi humbasin ngarkesën e tyre me kalimin e kohës. Hidrogjeni si lëndë kimike është ideal për ruajtje afatgjatë.

Energjia e tepërt e prodhuar në muajt e verës mund të ruhet dhe përdoret në dimër kur sistemet PV prodhojnë më pak energji. Kur një bateri është plot, energjia e tepërt përdoret për të gjeneruar hidrogjen.

Në momente të nevojshme, hidrogjeni më pas shndërrohet në energji elektrike, e cila kthehet përsëri në rrjetin tuaj të energjisë.